Ky është vendimi për Xhakën

Futboll

Ky është vendimi për Xhakën

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:11
Ky është vendimi për Xhakën

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka emëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka si kapiten të përhershëm të këtij klubi.

Emery ka informuar skuadrën e tij për këtë vendim në mëngjesin e sotëm, përpara udhëtimit të ekipit të Arsenalit drejt Old Trafford, ku do të përballen me Manchester United të hënën.

Emery ende nuk ka caktuar zëvendës kapitenin e ekipit ndërsa Alexander Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang shihen si pretendentë kryesorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat