Ngjan në Kosovë, ekipi fiton me 40:0! Futbollistja shënon 22 gola

Futboll

Ngjan në Kosovë, ekipi fiton me 40:0! Futbollistja shënon 22 gola

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:52
Ngjan në Kosovë, ekipi fiton me 40:0! Futbollistja shënon 22 gola

Feronikeli nga Drenasi thyen rekord në elitën e futbollit të femrave! ‘Nikli’, nënkampione e Kosovës, triumfon me rezultat 40:0 kundër Drenicës nga Skenderaj, në kuadër të Superligës!

Image

Zelfije Bajramaj

Askush nuk e priste një fitore me një rezultat të çmendur dhe të shënohen për 90 minuta 40 gola! Futbollistja Zelfije Bajramaj shënon rekord të golave, gjithsej 22.

Një basketbolliste më e mirë ndodhë që nuk shënon aq pikë, ndërsa Zelfija në futboll shënon 22 herë në portën e Drenicës. Zelfije Bajramaj shënon 22 gola, Bahtije Miftari 5, Arbenita Curraj 5, e Rita Olluri 3, Feride Kastrati 3, Fatbardha Kastrati e Arta Bulliqi nga 1.  

“Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në Superligë, ne thjesht zhvilluam lojën tonë të zakonshme, nuk kishim për qëllim të nënçmonim ekipin kundërshtare por ky është realiteti i Superligës tonë”, tha Zelfija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat