Lajm i mirë për Juventusin, kthehet Ronaldo

Futboll

Lajm i mirë për Juventusin, kthehet Ronaldo

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:34
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është kthyer në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e fundjavës ndaj Spal.

Kampionët e Serie A të shtunën në shtëpi presin Spalin, për të zhvilluar ndeshjen e javës së gjashtë.

Për këtë ndeshje, i gatshëm do të jetë edhe Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, mungoi në ndeshjen e fundit ku Juventus mposhti 1:2 Brescian në udhëtim.

Lojtarët e ftuar nga Maurizio Sarri për ndeshjen me Spal: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Bonucci, Rugani, Demiral, Beruatto; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.

Ndeshja mes Juventusit dhe Spal luhet të shtunën, me fillim nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat