Derbi i javës, Atletico Madrid – Real Madrid, formacionet e mundshme

Futboll

Derbi i javës, Atletico Madrid – Real Madrid, formacionet e mundshme

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:03
Atletico Madrid – Real Madrid

Sot do të zhvillohet edhe derbi i qytet të Madridit në La Ligën spanjolle.

Atletico Madrid do ta pres në shtëpi skuadrën mbretërore atë të Realit me fillim nga ora 21:00.

Reali, skuadër e cila momentalisht është në krye të tabelës do të synoj ta arkëtoj trepikëshin e radhës në mënyrë që ta ruajë pozitën e parë në renditjen tabelare.

Mirëpo një gjë e tillë pritet të jetë tejet e vështirë, duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar skuadra e Diego Simeones.

Tek Atletico Madrid pritet të mungojë Morata, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar të zhvilluar ndaj Mallorcës, të cilën e fituan me rezultat 0:2.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Atletico Madrid:Oblak; Trippier, Savic, Gimenez, Lodi; Saul, Thomas, Koke, Vitolo; Costa, Felix

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Nacho; Casemiro, Kroos, Modric; Hazard, Benzema, Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat