Interi ëndërron Eriksenin

Futboll

Interi ëndërron Eriksenin

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:29
Christian Eriksen

Inter vazhdon të ëndërrojë transferimin e mesfushorit Christian Eriksen.

Reprezentuesi danez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me anglezët e Tottenham.

Raportimet e para të medieve angleze nuk japin shenja për një marrëveshje të re të tij me Tottenham, dhe largimi në janar, më së largu në qershor, duket i pashmangshëm.

Është Manchester United që me një ofertë simbolike po tenton të josh Tottenhamin për të hequr dorë nga Eriksen në janar.

Por, nëse një marrëveshje e tillë dështon të arrihet, Inter do t’i shtohet garës për të transferuar falas danezin gjatë afatit kalimtar veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat