Valon Ahmedi gjen skuadër të re, transferohet në Kroaci

Futboll

Valon Ahmedi gjen skuadër të re, transferohet në Kroaci

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:00
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi ka gjetur një skuadër të re pas mbylljes me Ironi Kiryat Shmona në Izrael.

Futbollisti i kombëtares shqiptare i cili ka qenë pjesë e disa grumbullimeve të kuqezinjëve në epokën Panucci dhe ka debutuar ndaj Lihtenshtejnit, është transferuar zyrtarisht në kampionatin kroat.

24-vjeçari ka firmosur me Inter Zapresic. Nuk bëhen të ditura termat e marrëveshjes dhe kohëzgjatja e kontratës, megjithatë Ahmedi për faqen e klubit është shfaqur shumë i lumtur për këtë hap që ka hedhur në karrierën e tij. 

“Do doja të falenderojsa Interin për këtë mundësi që më dha, jam i lumtur të vij në Zapresic. Do bëj më të mirën që të ndihmoj ekipin e gola dhe asiste”. 

Fjalë këto të Valon Ahmedit që po pret me padurim për të nisur aventurën e tij kroate. 

Pas 9 javëve kampionat Inter Zapresic pozicionohet në vendin e fundit me 6 pikë të grumbulluara. Edhe për këtë sezon objektivi i kësaj skuadre është mbijetesa në elitën e futbollit kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat