E turpshme, kundërshtarët e ndjekin futbollistin për ta rrahur

Futboll

E turpshme, kundërshtarët e ndjekin futbollistin për ta rrahur

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:24
E turpshme, kundërshtarët e ndjekin futbollistin për ta rrahur

Kili e mposhti Uruguain me rezultatin 5:3, në një ndeshje minifutbolli, ku një episod që ndodhi gjatë ndeshjes po bën xhiron e botës.

Një nga lojtarët e Kilit ka ndaluar një top në vijën e portës kundërshtare, për ta dërguar atë në rrjetë në një mënyrë të veçantë. Futbollisti e ndaloi topin dhe, më pas u ul për tokë për ta goditur atë me kokë dhe për ta dërguar në rrjetë.

Megjithatë kjo nuk i ka pëlqyer aspak futbollistëve të Uruguait, të cilët e kanë marrë këtë si një provokim në drejtim të tyre.

Menjëherë pas shënimit të golit uruguaianët janë nisur në drejtim të futbollistit që shënoi golin, për ta goditur. Lojtari i Kilit ia del të shpëtojë nga kjo edhe pse kundërshtarët e ndoqën atë për ta goditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat