Si ndodhi humbja 40:0, ky është versioni tronditës i Nisa Aliut

Futboll

Si ndodhi humbja 40:0, ky është versioni tronditës i Nisa Aliut

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:02
Si ndodhi humbja 40:0, ky është versioni tronditës i Nisa Aliut

Lajmi për fitoren e nënkampiones së Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, me rezultat 40:0 ndaj Drenicës, në Superligë (femrat), bëri jehonë të madhe, por në anën tjetër del në sipërfaqe edhe se si ndodhi ajo.   

Lojtaret e Drenicës nga Skenderaj, ishin në bojkot siç bëhet e ditur për shkak të mos kryerjes së obligimeve dhe ky ekip luajti me lojtare të mitura! 

Qendërmbrojtësja e Drenicës Nisa Aliu tregon të vërtetën dhe është tronditëse.  

“Na si grup i çikave nuk jem duke shku në stërvitje qe një javë për shkak të mos kryerjes së obligimeve ndaj neve, që sot e 3 vite as nga komuna as nga kryesia edhe pse janë premtuar disa herë por e kot.

Nuk e di qysh është lejuar të zhvillohet loja me vajza aq të mitura të vitit të lindjes 2005-2006”, tha Aliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat