Ahmedi ka gjetur një skuadër të re

Futboll

Ahmedi ka gjetur një skuadër të re

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:32
Ahmedi ka gjetur një skuadër të re

Valon Ahmedi ka gjetur një skuadër të re pas mbylljes me Ironi Kiryat Shmona në Izrael.

Futbollisti i kombëtares shqiptare i cili ka qenë pjesë e disa grumbullimeve të kuqezinjve në epokën Panucci dhe ka debutuar ndaj Lihtenshtejnit, është transferuar zyrtarisht në kampionatin kroat.

24-vjeçari ka firmosur me Inter Zapresic. Nuk bëhen të ditura termat e marrëveshjes dhe kohëzgjatja e kontratës, megjithatë Ahmedi për faqen e klubit është shfaqur shumë i lumtur për këtë hap që ka hedhur në karrierën e tij.

“Do doja të falënderoja Interin për këtë mundësi që më dha, jam i lumtur të vij në Zapresic. Do bëj më të mirën që të ndihmoj ekipin e gola dhe asiste”.

Fjalë këto të Valon Ahmedit që po pret me padurim për të nisur aventurën e tij kroate.

Pas 9 javëve kampionat Inter Zapresic pozicionohet në vendin e fundit me 6 pikë të grumbulluara. Edhe për këtë sezon objektivi i kësaj skuadre është mbijetesa në elitën e futbollit kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat