Një mesazh Realin

Futboll

Një mesazh Realin

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:12
Një mesazh Realin

Joao Felix ka një mesazh për Real-in: Nuk është thjeshtë një ndeshje, derbi

Mbrëmjen e sotme në Spanjë zhvillohet një ndeshje spektakolare. Luhet derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridi.

Për Joao Felix ky do të jetë dhe derbi i parë i vërtetë, pas asaj miqësoreje të luajtur në SHBA.

Ylli portugez ka folur para ndeshjes dhe ka lëshuar një sinjal për rivalët e Real Madridit.

"Dua ta luaj derbin. Luajta në ndeshjen miqësore të para-sezonit, ndërsa tani dua të provoj emocionet e një ndeshjeje zyrtare. Dua ta shijoj.

"Nuk është thjeshtë një ndeshje, derbi duhet fituar, një nga sfidat më të mëdha të sezonit. Për tifozët tanë është më shumë se një ndeshje", - tha portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat