Feronikeli në stilin e kampionit demolon Ferizajn

Futboll

Feronikeli në stilin e kampionit demolon Ferizajn

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:52
Feronikeli në stilin e kampionit demolon Ferizajn

Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, shënoi fitoren më bindëse gjatë këtij edicionit, duke e demoluar me rezultat 5:0 Ferizajn, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

‘Nikli’ në stilin e kampionit, por nuk duhet harruar edhe faktin se Ferizaj plotë 69 minuta ka qenë me një futbollist me pak kur Dardan Jashari u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 8-të, Kastriot Rexha realizon për 1:0 pas një harkimi të bukur të Yll Hoxhës, po i njëjti futbollist shton epërsinë në 2:0 pas katër minutave (12’). Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39’), Mendurim Hoti shënon për 3:0 duke iu falënderuar asistimit të Përparim Islamit. Edhe në pjesën e dytë Feronikeli nuk u përmbajt, duke realizuar edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 53-të, zëvendësuesi Haxhi Neziraj thellon rezultatin në 4:0 dhe i njëjti futbollist shënon edhe në atë të 64-tën, për 5:0. Feronikeli kryeson renditjen me 15 pikë, ndërsa Ferizaj është në pozitën e 10-të me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat