Liverpooli fuqi, shtatë fitore rresht në Premier League

Futboll

Liverpooli fuqi, shtatë fitore rresht në Premier League

Nga: K. Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:17
Liverpooli fuqi, shtatë fitore rresht në Premier League

Kampioni i Evropës, Liverpooli, vazhdon me fitore të njëpasnjëshme në Premier League. ‘Redsat’ janë fuqi dhe fakti më i mirë është se në shtatë ndeshje kanë po aq fitore, kësaj radhe fitoi në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Sheffield Utd. 

Në minutën e 70-të, portieri Henderson bëri gabim fatal dhe që i dhuroi gol rivalit. Georginio Wijnaldum godet nga rreth 16 metra dhe portieri i vendasve nuk reagoi si duhet, duke pësuar gol dhe 1:0.

Trajneri Jurgen Klopp padyshim se është sikur në qiellin e shtatë, për faktin se rreshtojnë fitoren e shtatë dhe përforcojnë edhe më shumë kreun e tabelës.

Liverpooli kryeson me 21 pikë, kurse Sheffield Utd është i 10-ti me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat