Pjaniç dhe Ronaldo shënuan për fitoren e Juventusit

Futboll

Pjaniç dhe Ronaldo shënuan për fitoren e Juventusit

Nga: K. G. Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:50
Pjaniç dhe Ronaldo shënuan për fitoren e Juventusit

Skuadra e Juventusit triumfoi me rezultat 2:0 në ballafaqim me Spal-in, në takimin e javës së gjashtë të Serie A në futboll.

Futbollisti Miralem Pjaniç në fund të pjesës së parë realizoi gol të bukur nga rreth 20 metra në këndin e epërm të portës së Spal-it.

Cristiano Ronaldo është në formë të mirë dhe me mjeshtërinë e tij, nga afërsia me kokë thellon fitoren në 2:0 minutën e 78-të.

Juve ka një takim me shumë dhe merr kreun e tabelës me 16 pikë, ka një më shumë se Interi me një ndeshje me pak dhe Spal është i 20-ti me tre sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat