Atalanta rishkruan historinë dhe konfirmohet forca e tretë e Serisë A

Futboll

Atalanta rishkruan historinë dhe konfirmohet forca e tretë e Serisë A

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:39
Pamje nga ndeshja

Atalanta duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Skuadra e Gasperini-t ka marrë një fitore bindëse 4-1 në fushën e Sassuolo-s dhe ka shkuar në 13 pikë pas gjashtë javëve të para të kampionatit. Vetëm 3 larg Juventus-it të vendit të dytë dhe pesë larg Inter-it kryesues.

Ka ndodhur gjithçka në pjesën e parë për bergamaskët, të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 6-të me një gol të mrekullueshëm të Gomez dhe kanë dyfishuar në të 13-ën me Gosens.

Në minutën e 29-të ka ardhur goli i dytë personal për Gomez dhe i treti për miqtë, që kanë kompletuar pokerin në të 35-ën me Zapata-n. Atalanta nuk shënonte katër gola në pjesën e parë të një transfertë në Serinë A që nga janari i vitit 2001 (kundër Udinese-s).

Ngushëllimi i vetëm për Sassuolo-n ka qenë goli i shënuar në minutën e 62-të nga Defrel, i cili ka djegur Gjimshitin dhe ka dërguar topin në rrjetë me një të majtë të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat