Kovac kritika skuadrës: Një ditë do ta pësojmë…

Futboll

Kovac kritika skuadrës: Një ditë do ta pësojmë…

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:19
Niko Kovac

Bayern Mynih ka marrë kreun e Bundesliga pas fitores 3-2 ndaj Paderborn në kampionat. Një fitore e vështirë e skuadrës kampione të Gjermanisë, që e ndërlikoi shumë këtë triumf jashtë fushe.

I pakënaqur trajneri Niko Kovac, që pas ndeshjes ka kritikuar skuadrën: “Jam i kënaqur vetëm me 3 pikët dhe kaq. Asgjë tjetër s’më pëlqeu. Paraqitja në fushë ishte zhgënjyese”.

“E ndërlikuam vetë fitoren tonë. Ishim gjithnjë në avantazh dhe më pas shpërdorojmë e bëjmë gabime. Duhej ta kishim mbyllur shumë më herët ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam shanset tona”, tha Kovac.

Trajneri kroat paralajmëron skuadrën për të ardhmen: “Në raste të tjera mund të humbasim pikë nëse bëjmë paraqitje të tilla, që mund të na kushtojnë rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat