Frikë tek Liverpool – ky është skenari që largon Kloppin nga skuadra

Futboll

Frikë tek Liverpool – ky është skenari që largon Kloppin nga skuadra

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 08:40
Jurgen Klopp

Skuadrën e Liverpool e ka kapluar frika lidhur me të ardhmen e Klopp.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka ringjallur skuadrën e Liverpool, duke e kthyer në një prej skuadrave më të frikshme në futbollin evropian, me formën më të mirë aktualisht.

Klopp ia doli që të fitonte Ligën e Kampionëve gjatë edicionit të kaluar,madje vendosi rekord edhe në Premierligë, edhe pse nuk u shpall kampion.

Megjithatë, tek ‘Reds’ është paraqitur frika për humbjen e shërbimeve të gjermanit. Krejt kjo situatë lidhet me një skenar të mundshëm – kalimi i Klopp tek kombëtarja e Gjermanisë.

‘Mirror’ shkruan se Liveropol po shqetësohen për humbjen e Klopp, duke parë trajnerin drejt kombëtares.

Klopp ka edhe tri vite kontratë të mbetura në ‘Anfield’, por Liverpool janë të interesuar të rinovojnë kontratën.

Skuadra ka besimin se nuk do të jenë të gatshëm të bindin trajnerin për të qëndruar, pasi ai do ta zë vendin e Joachim Low.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat