Conte: Duhet të rikuperohemi për dy ndeshjet e vështira kundër Barcës dhe Juves

Futboll

Conte: Duhet të rikuperohemi për dy ndeshjet e vështira kundër Barcës dhe Juves

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 08:41
Antonio Conte

Antonio Conte e di se ka para vetës dy sfida ndoshta më të vështirat që kur është në krye të stolit të Inter.

Inter e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Serie A, duke shënuar fitore në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, për të grumbulluar pikët maksimale dhe për të mbajtur kreun e tabelës.

Mirëpo, ‘Zi kaltrit’ kanë dy sfida të vështira para vetës – Barcelonën në Ligën e Kampionëve dhe Juvnetusin në Serie A.

Conte e di se do të ketë telashe për skuadrën e tij, andaj ka bërë thirrje tek lojtarët për rikuperim të shpejtë para këtyre dy sfidave.

“Duhet të rikuperojmë energjitë që të bëjmë ndeshje intensive, kështu që mund t’i bëjmë gjërat e vështira për Barcën” ka thënë Conte. “Unë nuk kam nevojë të them ndonjë gjë për kundërshtarët” shtoi italiani.

“Nëse doni ta vini Barcën në vështirësi, duhet lojë intensive, por në të njëjtën kohë duhet të mos i lejosh ata të luajnë, përndryshe, është problem.”

Skuadra e Inter ka fituar gjashtë ndeshjet e para në një sezon në Serie A vetëm një herë më parë, gjatë kampanjës 1966/67.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat