Fitojnë Strakosha me Lazion, Roma me pikë të plota! Xhemaili 76 minuta

Futboll

Fitojnë Strakosha me Lazion, Roma me pikë të plota! Xhemaili 76 minuta

Nga: K. Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 17:01
Fitojnë Strakosha me Lazion, Roma me pikë të plota! Xhemaili 76 minuta

Lazio me lehtësi arkëtoi tri pikë të mëdha, duke fituar me rezultat 4:0 në përballje me Genoa-n, në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A. Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, u paraqit titullar për Lazion dhe i gëzohen fitores së thellë. Milinkovic-Saviq (7'), Radu (40'), Caicedo (59'), Immobile (78’) shënuan për Lazion.

Lazio është në vend të gjashtë me 10 pikë dhe Genoa renditet i 17-ti me 5. Roma si mysafir e mundi me 1:0 Leccen, duke iu falënderuar golit të Dzekos në minutën e 56-të. Roma zë vendin e pestë me 11 pikë dhe Lecce është i 15-ti me 6.

Futbollisti Blerim Xhemaili luajti 76 minuta për Bologna-n por dolën duaathatë nga Udine, duke pësuar humbje me 1:0 nga Udinese. Okaka në minutën 27-të për fitoren e Udineses.

Bologna renditet në pozitën e nëntë me 9 pikë dhe ka një më shumë se Udinese që është në pozitën e dhjetë.

Liga e Italisë
Sassuolo-Atalanta    1:4 (0:4)
Sampdoria-Inter    1:3 (0:2)
Juventus-SPAL    2:0 (1:0)
Napoli-Brescia    2:1 (2:0)
Lecce-Roma    0:1 (0:0)
Udinese-Bologna    1:0 (1:0)
Lazio-Genoa    4:0 (2:0)

Tabela
1. Inter    6    6    0    0    18
2. Juventus        6    5    1    0    16
3. Atalanta    6    4    1    1    13
4. Napoli    6    4    0    2    12
5. AS Roma    6    3    2    1    11
6. Lazio    6    3    1    2    10
7. Cagliari    5    3    0    2    9
8. Torino    5 3    0    2    9
9. Bologna    6    2    2    2    8
10. Udinese    6    2    1    3    7
11. Parma    5    2    0    3    6
12. AC Milan    5    2    0    3    6
13. Sassuolo    6    2    0    4    6
14. Brescia    6    2    0    4    6
15. Lecce    6    2    0    4    6
16. Fiorentina    5    1    2    2    5
17. Verona    5    1    2    2    5
18. Genoa    6    1    2    3    5
19. Spal    6    1    0    5    3
20. Sampdoria    6    1    0    5    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat