Ademi realizon për Baselin

Futboll

Ademi realizon për Baselin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:59

Skuadra e Baselit me rezultat bindës 3:0 e mposhti Luzernin, në ndeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit zviceran. Shqiptari Kemal Adem shënoi golin e fundit, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të plasoi topin në rrjetë për 3:0.

Golat i shënuan: Cabral (28’ e 58’) dhe Ademi (90+1’). Taulant Xhaka luajti i plotë, kurse Ademi u paraqit nga minuta e 87-të.  Idriz Voca luajti titullar dhe Shkëlqim Demhasaj nga minuta e 85-të për Luzernin. Baseli kryeson me 22 pikë, kurse Luzerni është i shtati me 9. Servette si vendas mposhtet me 1:0 nga Zurich.  Marchesano shënon në minutën e 35-të.

Kastriot Imeri luajti nga minuta e 46-të për Servetten, ndërsa Mirlind Kryeziu deri në minutën e 46-të e Toni Domgjoni titullar për Zurich-un. Karlen shënoi në minutën e 7-të për fitoren 1:0 të Xamaxit në udhëtim ndaj Luganos. Arbenit Xhemajli, Samir Ramizi u paraqitën standardë, ky i fundit u ndërrua në minutën e 89-t dhe Taulant Seferi luajti nga minuta e 61-të e Liridon Mulaj nga ajo e 76-të për Xamaxin. Xhemaili është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 8-të. 

Liga e Zvicrës
Baseli-Luzern    3:0
Lugano-Xamax    0:1    
Servette-Zurich    0:1
St. Gallen-Thun    4:0
Young Boys-Sion    3:2
Tabela
1.Basel    9    7    1    1    22
2. Young Boys    9    5    4    0    19
3. St. Gallen    9    5    1    3    16
4. Sion    9    5    1    3    16
5. Zurich    9    3    2    4    11
6. Servette    9    2    4    3    10
7. Luzern    9    2    3    4    9
8. Xamax    9    1    4    4    7
9. Lugano    9    1    3    5    6
10. Thun    9    1    3    5    6

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat