Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm

Futboll

Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:37
Giovani dos Santos

Futbollisti meksikan, Giovani dos Santos, i ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë në momentet e vështira pas lëndimit të frikshëm në Liga MX.

Pas katër viteve të kaluara në MLS te LA Galaxy, në korrik të këtij viti, sulmuesi u transferua te Club America, ndërsa gjatë qëndrimit në Amerikë kishte pasur probleme me lëndime.

Megjithatë, ai nuk ka mundur tra parashikonte ndërhyrjen e mbrojtësit të Chivas Guadalajara, Antonio Bresino, që ishte brutale.

Si pasojë e asaj ndërhyrjeje, 30-vjeçari pësoi edhe një plagë në muskulin kuadriceps të kofshës dhe u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike për ta mjekuar.

Lëndimi i tij nuk është aq serioz sa ishte menduar në fillim, pasi të gjithë mendonin se ka pësuar frakturë në gju.

Porse ekzaminimet mjekësore treguan se nuk ka thyerje të ashtit dhe se pritet që Dos Santos të kthehet në fushë pas gjashtë javësh.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat