Fiorentina ia thellon krizën Milanit

Futboll

Fiorentina ia thellon krizën Milanit

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 23:18
Pamje nga ndeshja

Milani është edhe zyrtarisht në krizë.

Të besuarit e Marco Giampaolo kanë pësuar humbjen e katërt pas gjashtë xhirove në Serie A në sezonin 2019/20.

Fiorentina është skuadra e radhës që e ka mposhtur Milanin dhe madje midis San Siros, me rezultat 3-1.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 13’, Erick Pulgar realizoi për 0-1, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë – Mateo Musacchio u ndëshkua me të kuq në minutën e 55’.

Pas kësaj, Fiorentina gjeti më shumë hapësira dhe shënoi dy gola të shpejtë.

Fillimisht, Gaetano Castrovilli shënoi për 0-2 në minutën e 66’…

…derisa për 0-3 realizoi legjenda e Bayern Munich, Franc Ribery në minutën e 78’.

Dy minuta më vonë, erdhi goli i nderit për vendasit, e shënoi Rafael Leao pasi dribloi disa lojtarë të Fiorentinës.

Për Leaon, ky është goli i parë me fanellën e Milanit.

Rezultati do të ishte edhe më i thellë nëse Federico Chiesa nuk do të kishte dështuar nga pika e bardhë në minutën e 70′.

Pas kësaj humbje, Milani gjendet në vendin e 16 në renditje me gjashtë pikë të grumbulluara, kurse Fiorentina shkon ën pozitën e nëntë me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat