"Mourinho më donte te United, Klopp më mësoi futbollin", - flet mesfushori i Bayernit

Futboll

"Mourinho më donte te United, Klopp më mësoi futbollin", - flet mesfushori i Bayernit

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 00:37
Bayern Munchen

Sulmuesi i Bayern Munchen-it, Ivan Perisic, ka folur në lidhje me tentativën e dështuar të kalimit të tij drejt Manchester United në verën e vitit 2017. Ai ka pranuar se Jose Mourinho e ka thirrur dhe nuk e ka refuzuar, por më pas gjithçka ngeci. 

"Isha shumë afër kalimit te United. Ishte e mrekullueshme kur Mourinho më telefonoi. Ishte shumë e vështirë t'i thoja jo atij. Në fakt, unë realisht doja t'i bashkohesha atij dhe të luaja për United. Është ëndrra ime që të luaj në ligat më të forta, por nuk ndodhi. Ishte e dhimbshme për mua, nuk dua të futem në detaje. I zbulova arsyet vetëm dy vite më pas". 

Lojtari i Bayern Munchenit ka folur dhe për kohën kur ishte pjesë e Dortmundit dhe luante nën drejtimin e Jurgen Kloppit. "Nuk isha gati për të. Nuk isha mësuar me mënyrën e tij të lojës. Klopp më mësoi futbollin modern. Duhet ta falenderoj atë. Ne fituam dy trofe në vitin e parë, por kur e pashë që situata ime nuk ndryshoi as në vitin e dytë doja të largohesha. I thashë se dua të luaj rregullisht dhe ai më tha e respektoj vendimin tim për t'u larguar", - tha Perisic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat