Mata: Jemi më afër titullit të Premier Ligës

Futboll

Mata: Jemi më afër titullit të Premier Ligës

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:21
Juan Mata

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata beson që klubi është duke iu afruar titullit të Premier Ligës.

Mata beson që klubi nuk është në kthjellur që nga koha kur Sir Alex Ferguson u pensionua në vitin 2012.

Spanjolli beson që “Djajtë e Kuq” janë duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit të Premier Ligës.

“Disa njerëz më treguan se iu bashkova United në kohën e gabuar, por të jesh në këtë klub është speciale. Që kur isha fëmijë, e pash këtë klub duke fituar. Kur me erdhi mundësia për t’iu bashkuar, nuk kisha dyshim. Doja ta dija ndjesinë si është të jesh në Manchester. Është privilegj për të qenë këtu. Do të dëshiroja që të ishte koha kur ne fitojmë Premier Ligën, por jemi duke iu afruar. Ky klub do të rikthehet në vendin që i takon”, deklaroi ai.

United ka filluar sezonin shumë dobët, pasi ka grumbulluar tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat