Guti: Rikthimi i Mourinhos? Pse jo

Futboll

Guti: Rikthimi i Mourinhos? Pse jo

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:50
Jose Mourinho

Legjenda e Realit, Guti do të ishte i lumtur të sheh ish-trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho në krye.

Derisa Zidane është duke bërë punë të mirë, Guti beson që edhe Mourinho do të ishte i duhuri.

Ai tha se tekniku portugez ka bërë gjëra të mira në Real, në kohën kur gjiganti spanjoll po kalonte shumë kohë të keqe.

“Besoj që Reali është në formë të mirë me Zidanen, ka bërë diçka në Ligën e Kampionëve që nuk do të arrij askush të bëj ndonjëherë. Besoj gjithashtu që edhe Mourinho ka bërë gjëra të mira kur Reali po kalonte kohë të keqe në Spanjë dhe Evropë. Ishte koha kur Barcelona po shkatërronte çdo klub dhe ai filloi një revolucion që ndryshoi gjërat. Mendoj se është trajner i mirë”, deklaroi ai.

Reali me Zidanen këtë sezon nuk di për humbje në LaLiga, ndërsa nesër do të luaj kundër Club Brugge KV, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat