Solskjaer kërkon nga klubi të blej sulmues në janar

Futboll

Solskjaer kërkon nga klubi të blej sulmues në janar

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:26
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga klubi të blej sulmues në afatin e janarit.

United humbi Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchez këtë verë, pasi u transferuan këtë verë në Inter dhe nuk kanë blerë ndonjë zëvendësim.

Mirëpo, tekniku norvegjez nuk është penduar që e ka humbur belgun.

“Ishte koha që Romelu të largohet. E di këtë gjë. Nuk dëshironte të ishte këtu. Pse të kemi lojtarë, të cilët nuk duan të qëndrojnë këtu”, deklaroi ai.

Solskjaer tha se provoi të gjej sulmues gjatë afatit kalimtar, por nuk mundi të gjej të duhurin.

“Nuk mundemi të blejmë lojtarë për të cilët nuk jemi të sigurt. Kur të blejmë lojtarë na duhen ata të cilët do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Nuk mund të them, me duhet lojtar që është në reputacionin tim, jo të klubit”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat