Arsenal në kërkim të ndonjë blerësi për Ozil

Futboll

Arsenal në kërkim të ndonjë blerësi për Ozil

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:00
Mesut Ozil

Arsenali është duke kërkuar të gjej ndonjë klub për ta shitur mesfushorin, Mesut Ozil.

Sipas mediave angleze “Topçinjtë”, do të mundohen ta shesin në afatin e janarit pasi fiton shumë para, njësoi siç është Alexis Sanchez te United.

United është duke e paguar 425 mijë euro kilianin edhe pse është huazim tek Interi.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery rrallë herë që e ka përdorur gjermanin.

Ish-ylli i Realit ka luajtur në formacionin e parë vetëm një ndeshje këtë sezon, në barazimin ndaj Watford (2-2).

Emery ka thënë se dëshiron ta largojë lojtarin në formë huazimi ose ta shes.

Klub i interesuar për të ka qenë gjiganti turk, Fenerbahçe, por bisedat janë anuluar pasi gjiganti anglez kërkonte shumë para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat