Rrezikojnë eliminimin, Liverpooli akuzon Federatën angleze

Futboll

Rrezikojnë eliminimin, Liverpooli akuzon Federatën angleze

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:08
Liverpooli

Liverpooli mund të eliminohet nga Carabao Cup pas aktivizimit të Pedro Chirivellas në fitoren 2-0 ndaj MK Dons.

Redsat e fituan atë ndeshje duke kaluar në raundin e katërt, aty ku i pret sfida ndaj Arseanlit.

Mirëpo ende nuk dihet se çfarë pritet të ndodh, me gjithë këtë situatë konfuze të krijuar.

Skuadra e Jurgen Klopp ka akuzuar Federatën Angleze, pasi ka bërë kërkesën për regjistrimin e Chirivellas pas rikthimit nga Extemadura ku ishte i huazuar sezonin e kaluar.

Federata i ka kthyer përgjigje negative duke i kujtuar se përgjegjësia është vetëm e klubit dhe kanë qenë zyrtarët e Liverpoolit ata që duhet të mbanin përgjegjësi për çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat