Pepe tregon pse zgjodhi Arsenalin para PSG e Bayern

Futboll

Pepe tregon pse zgjodhi Arsenalin para PSG e Bayern

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:09
Nicolas Pepe

Sulmuesi Nicolas Pepe, ka treguar pse ka zgjedhur t’i bashkohet Arsenalit.

Trajneri i St Etienne, Christophe Galtier ka thënë gjatë verës së ylli i Bregut të Fildishtë, mund t’i bashkohet PSG-së ose Bayern Munich.

Por, në fund Pepe zgjodhi gjigantin anglez. Ai tha se është transferuar për shkak të ambicieve që ka klubi.

“Galtier më tha se mund t’i bashkohem PSG-së ose Bayernit. Por, zgjedhja ime i befasoi të gjithë për shkak se iu bashkova një klubi që nuk luan në Ligën e Kampionëve, por është klub me shumë ambicie, luan në Evropa Ligë, është kampionat evropian andaj qëllimi është të fitojmë. Trajneri është i mësuar më këtë garë, e ka fituar me Sevillan, vitin e kaluar ishin në finale. Qëllimi është të bëjmë më mirë, pra është ta fitojmë”, deklaroi ai.

Arsenali në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës arriti të fitojë ndaj Eintracht Frankfurt (0-3), ndërsa këtë të enjte do të këtë punë me St.Liege.

Sot gjithashtu “Topçinjtë”, do të jenë mysafirë i rivalit, Manchester United në kuadër të javës së shtatë të Premier Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat