Messi pritet të rikthehet ndaj Interit

Futboll

Messi pritet të rikthehet ndaj Interit

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:11
Messi

Leo Messi mund të jetë gati për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Interit, sfidë kjo që zhvillohet të mërkurën.

Gjasat e mëdha ishin që argjentinasi të mos ishte i gatshëm për këtë ndeshje, por tanimë duket se rikthimi i tij pritet të jetë i mundshëm.

Mediat spanjolle shkruajnë se problemi muskulor i Messit ka kaluar shumë më shpejt se që ishte parashikuar dhe futbollisti mund të luajë qysh nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Fituesi i çmimit “The Best” nga FIFA nuk e ka nisur mirë sezonin, duke pësuar disa lëndime të njëpasnjëshme të cilët ia pamundësuan atij të paraqiten në shumicën e ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat