“Klopp nuk po largohet, por Gerrard mund të jetë trajneri i ardhshëm”

Futboll

“Klopp nuk po largohet, por Gerrard mund të jetë trajneri i ardhshëm”

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:35
Gerrard

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalgish ka thënë që Jurgen Klopp, nuk është duke u larguar, por pas tij Steven Gerrard, mund të jetë në stolin e “Reds”.

Klopp ka kontratë deri në vitin 2022 dhe është duke bërë një punë të mrekullueshme, transmeton KosovaPress.

Tekniku gjerman gjithashtu para disa ditësh ka thënë se Gerrard është i duhuri për të vazhduar në hapat e tij, kur të marrë vendimin për t’u larguar.

I këtij mendimi është edhe Dalgish, i cili tha se puna e Klopp ende nuk ka mbaruar.

“Jurgen nuk është duke u larguar, askush nga klubi nuk e dëshiron këtë gjë. Ndoshta e ka fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, çmim i cili është më i madhi në futbollin evropian. Por duhet të fitojë ende më shumë, duhet të fitojë Premier Ligën, trofe i cili nuk është fituar që nga viti 1990. Do të vijë koha kur do të kërkoj largimin dhe askush nuk do ta kritikojë. Në një kohë të gjithë kanë nevojë për pushim. Kur të ndodh kjo gjë, në mendimet e Liverpool do të vijë Gerrard. E di klubin dhe është duke e treguar vetën si trajneri i Rangers”, deklaroi ai.

Këtë sezon Liverpool është i pandalshëm në Premier Ligë, pasi në të shtatë ndeshjet e zhvilluar i ka fituar të gjitha duke grumbulluar 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat