Moyes: Rooney asnjëherë nuk do të transferohej në City

Futboll

Moyes: Rooney asnjëherë nuk do të transferohej në City

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:59
Wayne Rooney

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes ka pranuar që Wayne Rooney dëshironte të largohej nga “Djajtë e Kuq”, por City asnjëherë nuk ishte opsion.

Moyes u bë trajner i United, pasi Sir Alex Ferguson u pensionua nga futbolli dhe gjatë asaj kohe anglezi kërkonte largimin.

Ai tha se Rooney po kërkonte një sfidë të re, por bashkimi te City për të nuk ishte opsion.

“Po kërkonte të largohej në kohën kur unë u transferova, më kishin treguar sapo iu bashkova klubit. Unë dëshiroja që të qëndronte, të punoja me të do të me ndihmonte mua dhe kjo gjë funksionoi. Wayne kërkoi që të largohej, por kjo gjë nuk u pranua nga bordi. Nuk do të shkonte asnjëherë te City”, deklaroi ai.

Rooney për momentin është duke luajtur në Amerikë për D.C United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat