Mourinho: E ardhmja ime nuk do të jetë në Itali

Futboll

Mourinho: E ardhmja ime nuk do të jetë në Itali

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 14:59
Jose Mourinho

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se nuk do të kthehet në Itali.

Mourinho është pa klub pasi u shkarkuar nga stoli i Manchester United, dhjetorin e kaluar.

I pyetur për të ardhmen e tij, tha se nuk do të jetë në Itali.

“E ardhmja ime nuk do të jetë në Itali. Interi është shtëpia ime, familja ime. Moratti është miku im, presidenti im. Tregimi i tripletës ishte fantastik. Pas finales në Madrid, u riktheva në “San Siro|, për të festuar, nuk do të largohesha nga Interi. Pasi thua lamtumirë në familje, është vështirë. Atë natë e dija që do të largohesha, andaj nuk mund ta refuzoja Realin për herën e tretë”, deklaroi ai.

Sipas disa spekulimeve tekniku portugez po pret shkarkimin e Zinedine Zidanes për të hyrë në stolin e “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat