“Arsenali e United nuk do të luftojnë për titull deri në vitin 2022”

Futboll

“Arsenali e United nuk do të luftojnë për titull deri në vitin 2022”

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:01
“Arsenali e United nuk do të luftojnë për titull deri në vitin 2022”

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Manchester United, George Graham nuk beson që Arsenali dhe United janë të gatshme për të luftuar për titull.

Të dy klubet nuk janë në formën e pritur, derisa sot do të ndeshen në kuadër të javës së shtatë të Premier Ligës.

Graham tha se nuk i sheh klubet duke luftuar për titull derisa të përfundojnë edhe tri sezone tjera.

“Nuk i shoh asnjërën duke luftuar për titull edhe për se paku tri sezone. Edhe top-katër për ta është e vështirë në këto momente. Liverpool e City nuk janë duke shkuar askund. Mendoni për Tony Adams, John Terry, Vincente Kompany, Virgil van Dijk. Të gjithë tifozët e Arsenalit dëshirojnë një mbrojtës të tillë. United ka blerë Maguiren duke shpresuar të bëhet sikur ata. Por është vetëm shpresë. United është nën presion të madh për shkak te rezultateve dhe stilit të lojës. Është kohë e mirë për Arsenalin”, deklaroi ai.

Ndeshja mes “Djajve të Kuq” dhe “Topçinjve”, do të zhvillohet në “Old Trafford” në orën, 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat