Zidane kërkon më shumë nga Hazard

Futboll

Zidane kërkon më shumë nga Hazard

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:16
Hazard

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk ka ndonjë problem me sulmuesin, Eden Hazard.

Hazard nuk ishte në formën e pritur në ndeshjen ndaj rivalit, Atletico Madrid, ndeshje e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Tekniku francez ka thënë se tifozët duhet të jenë të qetë dhe suksesi i tij do të vijë më kohë.

“Nuk do t’i jap këshilla. Është lojtar i rëndësishëm dhe duam më shumë, por duhet të jemi të qetë. Nuk jam i shqetësuar. Suksesi i tij do të jetë shumë i mirë. Kjo nuk ka për të ndryshuar. E njëjta gjë ndodhi më mua dhe unë isha i qetë. E dija që më duhej kohë. Ishte ende më keq kur arrita në Itali. E di që Hazard do të jetë i rëndësishëm”, deklaroi ai.

Reali këtë sezon është në formë të mirë pasi nuk di për humbje në LaLiga dhe është në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa nesër do të pres në “Santiago Bernabeu”, Club Brugge KV, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat