Nuk është fatkeqësi nëse nuk fitoj Championsin, - shpërthen Guardiola

Futboll

Nuk është fatkeqësi nëse nuk fitoj Championsin, - shpërthen Guardiola

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:22
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit. Ai është pyetur sërish në lidhje me faktin që nuk e ka fituar prej shumë vitesh Champions Leaguen dhe përgjigjja e teknikut ka qenë mjaft interesante. 

"Është kupë e bukur dhe e dua, por jeta ime nuk do të jetë një fatkeqësi nëse nuk e marr. Kam folur me drejtuesit para se të mbërrija te Manchesteri dhe ata nuk më kanë thënë kurrë se duhet të fitoj Champions Leaguen, por të bëj City-n të ecë përpara. Të luajmë mirë dhe të shohim se deri ku mund të arrijmë", - tha Guardiola. 

"Nuk e kuptoj se pse tifozët tanë nuk motivohen shumë nga Championsi, ndoshta se gjeneratat e mëparshme nuk e kanë shijuar ndryshe nga United apo Liverpool. Ne kemi nevojë për tifozët dhe duhet të kemi mbështetje maksimale", - tha spanjolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat