"Lukaku nuk më hynte në punë!", Solskajer zbulon prapaskenat e merkatos!

Futboll

"Lukaku nuk më hynte në punë!", Solskajer zbulon prapaskenat e merkatos!

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:14
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer kthehet të flasë për Alexis Sanchez dhe Romelu Lukakun, që u larguan te Interi gjatë verës. Për "Sky Sport Uk", trajneri i Manchester United, pranoi se "duhet të kishim marrë një sulmues kur u larguan ata të dy dhe këtë e dinë të gjithë, nuk duhet ndonjë shkenctar, por nuk erdhi i duhuri. Nuk doja të merrnim dikë sa për ta marrë".

"Lukaku? Kishte ardhur momenti të largohej. Pa dëshirë nuk mbahet futbollisti, nuk më duhej më një lojtar si Romelu, për ta pasur sepse do të më shpëtojë stolin! Duhet një që të martohet me projektin dhe të japë gjithçka për fanellën. Kështu, e lamë të largohej".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat