Van Dijk frenon entuziazmin dhe paralajmëron Liverpool-in

Futboll

Van Dijk frenon entuziazmin dhe paralajmëron Liverpool-in

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:37
Van Dijk

Punë me kokën ulur.

Ky është diktati i Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool-it, për sezonin aktual. "Të kuqtë" kanë marrë fitoren e shtatë radhazi në kampionatin anglez, ku kryesojnë me një avantazh prej 5 pikësh ndaj Manchester City-t.

Van Dijk, gjithsesi, nuk është i përqendruar te numrat, por tek ecuria që duhet të ketë skuadra për të fituar në kampionat dhe për të eliminuar gabimet e sezonit të kaluar: "Vetëm shtypi entuziazmohet për statistikat. Nuk duhet të mendojmë për këtë", ka thënë ai.

Pavarësish nisjes së mirë, Liverpool dhe holandezi i mbajnë këmbët në tokë: "Realiteti është se nuk kemi fituar asgjë për momentin. Duam të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe mund të përmirësohemi akoma".

"Është shumë shpjet për të folur për çdo gjë. Na pret një periudhë intensive me shumë ndeshje. E vetmja gjë për të cilën duhet të mendojmë është ndeshja e radhës. Nuk duam të shohim të tjerët, sepse nuk ka kuptim. Të gjithë e dina, edh e pse e pamë si shkuan gjërat sezonin e kaluar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat