Vuan te Milan, shpëtimi i Piatek mund të vijë nga Spanja

Futboll

Vuan te Milan, shpëtimi i Piatek mund të vijë nga Spanja

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:11
Kris Piatek

Ka startuar shumë keq kampionati për Milan, që pas gjashtë javësh gati gati gjendet në zonën e akullt, me vetëm 6 pikë në klasifikim. Një sulm inekzistent me vetëm 4 gola, prej të cilëve 2 nga pika e bardhë e penalltisë, si dhe një mbrojtje që ka nisur të fusë ujë.

Në mes të ciklonit ka përfunduar natyrshëm edhe Kris Piatek. Dy gola të realizuar me penallti dhe paraqitje, sikurse ajo e të dielës, negative. Polaku ngjason vetëm një kopje e shëmtuar e goleadorit të pamëshirshëm të sezonit të kaluar.

Gjithsesi kur vjen puna te merkato, Piatek vijon të jetë shumë i gjurmuar. Referuar mediave spanjolle, Barcelona e ka vënë në qendër të objektivit, si zëvendësuesin potencial të Luis Suarez. Sipas spekullimeve, klubi blaugrana është gati të investojë plot 50 milionë për të rrëmbyer 25-vjeçarin nga Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat