Pjanic thumbon Allegri-n dhe zbulon objektivin e madh

Futboll

Pjanic thumbon Allegri-n dhe zbulon objektivin e madh

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:47
Miralem Pjanic

Miralem Pjanic, ylli i Juventus-it, ndihet më i lirë nën drejtimin e Maurizio Sarri-t dhe beson se mund të bëhet një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij.

Juventus do të kthehet në fushë mbrëmjen e së martës për ndeshjen e Champions League kundër Bayer Leverkusen. Për këtë sfidë ka folur Miralem Pjanic, i cili ka zbuluar edhe objektivin e tij personal.

Ndryshime - "Sa më shumë kalojnë ditët, aq më mirë e kuptojmë atë që do trajneri. Ka patur ndryshime të mëdha, por tani e shikoj skuadrën në rritje. Gjërat nuk mund të jenë perfekte pas një muaji, por besoj se me loja e Sarri-t do të shihet me kalimin e kohës", ka thënë boshnjaku.

Roli - "Unë tani kërkohem më shumë nga shokët e skuadrës dhe ndihem mirë. Do të kërkoj të bëj gjithmonë atë që më kërkon trajneri".

"Allegri kërkonte të luanim më shumë nga krahët, tani mundohem të jap më shumë pasime vertikale sepse kam më shumë liri. Jam mirë këtu dhe dua të përmirësohem akoma dhe të bëhem një nga më të mirët në botë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat