Manchester United ka bërë startin e tyre më të dobët në një sezon të Premierligës pasi barazoi në shtëpi ndaj Arsenalit të hënën.
‘Djajtë e Kuq’ kaluan nëpër një barazim tjetër të hënën, me golin e Pierre Emerick-Aubameyang i cili ishte vendimtar për këtë sfidë para se Scott McTominay të shënonte për epërsinë e vendasve.
Përndryshe ishte një ndeshje e zymtë, me një mungesë të cilësisë në lojë në një natë ku moti gjithashtu ndikoi në nivelin e lojës.
Pas shtatë ndeshjeve të edicionit 2019/20, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka fituar vetëm dy herë dhe ka mbledhur nëntë pikë.
Ato dy fitore kanë ardhur kundër Chelseat dhe Leicester, dy skuadra të tjera që synojnë top-katërshen, por ‘Djajtë e Kuq’ kanë humbur ndaj ekipeve si West Ham dhe Crystal Palace.
Ata renditen në vendin e 10 në tabelë, për shkak të diferencës së golaverazhit, pasi kanë grumbulluar të njëjtin numër pikësh si Burnley.