Ademi për një arsye në Bjellorusi

Futboll

Ademi për një arsye në Bjellorusi

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:49
Ademi për një arsye në Bjellorusi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka udhëtuar sot për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit HatTrick të UEFA-s.

“Kreu i FFK-së është zgjedhur kohë më parë anëtar i këtij organi të rëndësishëm të UEFA-s, derisa në këtë takim do t’i paraqesë edhe projektet e reja të FFK-së.

Presidenti Ademi do të qëndrojë dy ditë në Minsk, ku si pjesë e këtij komisioni tashmë është i thirrur për të vlerësuar dhe realizuar projektet infrastrukturore dhe programet e edukimit për administratorët e futbollit të 55 anëtareve kombëtare të UEFA-s”, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat