Reali vetëm për fitore, Juve përballet me Bayerin 

Futboll

Reali vetëm për fitore, Juve përballet me Bayerin 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:07
Pamje nga një ndeshje

Secila ekip ka planet e saja për xhiron e dytë në kuadër të Champions League.

Skuadrat me renome botërore, Real Madridi, Bayern Munihu, Juventusi, Atletico Madridi, PSG etj. kanë në mendje vetëm fitoren sepse kjo do t’i bëjë edhe më të qetë në vazhdimësi të kësaj gare prestigjioze. Vendasit synojnë trepikëshin, ndërsa mysafirët të dalin të pamposhtur. Si në çdo xhiro edhe kësaj here do të veçohen disa ndeshje me rivalitet dhe nuk përjashtohet edhe ndonjë rezultat befasues si ndodhë gjithmonë në sportin më të popullarizuar në botë.

Real Madridi ka mobilizuar forcat vetëm për fitore dhe asgjë tjetër, sepse çdo rezultat tjetër për ta do të ishte tronditës në xhiron e dytë të grupit A.

Futbollistët e Realit ende e kanë të freskët humbjen në hapje me 3:0 në Paris nga PSG,  kështu që vetëm fitorja mundet sadopak t’i rehatojë për sfidat e radhës. Reali ka përparësinë e fushës por edhe me cilësi është dukshëm më i mirë se skuadra belge Club Brugge në takimin që luhet me 1 tetor në orën 18.55. Trajneri Zinedine Zidane e ka më së të qartë se trepikëshi është më së i nevojshëm për ecurinë më të qetë në grup.  Në Stamboll do të zhvillohet ndeshje e nxehtë mes skuadrës së njohur turke Galatasaray dhe asaj franceze PSG. Parisienët janë favoritë ani se luajnë në udhëtim, por do ta kenë shumë të vështirë karshi një Galatasarayt që ka publikun më të zjarrtë në Ballkan. Në grupin B. Finalisti i edicionit të kaluar në Champions Tottenham do të ndeshet me kampionin gjerman Bayernin. Bayerni po kalon formë të mirë dhe është lider në Bundesliga I, kërkon fitore në Londër. Tottenham është i përgatitur në çdo aspekt dhe mëton pikë para shikuesve të vet. Spursat e dijnë mirë forcën e Bayernit, që ka një sulm mjaft të rrezikshëm.  Bayerni është në krye të grupit me 3 pikë, pasi në xhiron e parë e kishte deklasuar me 3:0 Bayernin nga Munihu, ndërsa Tottenhami kishte barazuar 2:2 me Olympiakosin.

Padyshim se Bayerni dhe Tottenhami janë favoritë edhe për të kaluar grupin. Në grupin C, skuadra kroate Dinamo Zagrebit pas shkëlqimit në Zagreb kur e mposhti me 4:0 Atalantën tani do të ndeshet me Manchester Cityn, kampion i Anglisë. Sfida luhet në stadiumin “Etihad” dhe Manchester City është favorit i madh.

City e ka nisur fuqishëm këtë garë duke fituar si mysafir me 3:0 ndaj Shakhtarit dhe kërkon edhe fitoren e dytë rresht. Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe mes Atalantës dhe Shakhtarit dhe si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër kërkojnë pikët e para. Në grupin D, Juventus me Cristiano Ronaldon duan vetëm fitore në duel me ekipin gjerman Bayer Leverkusenin. Juve e ka nisur këtë garë me barazim në Madrid me rezultat 2:2 në përballje me Atleticon.  

Kampioni i Italisë ka përparësinë e fushës dhe presin fitore, por edhe gjermanët synojnë të befasojnë, ndërsa Atletico Madridi ka punë të zorshme në Moskë kundër Lokomotivës së papërshtatshme. Atletico kërkon pikë, kurse Lokomotiva që befasoi në hapje duke fituar në Leverkusen me 2:1 ndaj Bayerit, synon edhe triumfin e radhës.
 

E martë, Grupi A
Real-Club Brugge    18.55
Galatasaray-PSG    21.00

Grupi B
Cërvena Zvezda-Olympiakos    21.00
Tottenham-Bayern    21.00

Grupi C
Atalanta-Shakhtar    18.55
Manchester City-Dinamo (Z)    21.00

Grupi D
Juventus-Bayer    21.00
Lokomotiva-Atletico    21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat