Ronaldo: Nuk jam njeriu i çmendur

Futboll

Ronaldo: Nuk jam njeriu i çmendur

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:19
Ronaldo: Nuk jam njeriu i çmendur

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar se ende e dashuron futbollin, por ka paralajmëruar se ka filluar ta shijojë jetën jashtë lojës më të bukur në botë.

Ronaldo vazhdon të jetë luftëtar i madh në fushë madje edhe në moshën 34-vjeçare, por në të njëjtën kohë ka qenë shumë i zënë duke e ndërtuar një perandori biznesi jashtë saj.

“Nuk jam njeriu i çmendur”, tha Ronaldo për SPORTbible.

“Nuk jam i fiksuar pas stërvitjeve, jam i fiksuar pas suksesit, gjë që dallon shumë. Ende e dua futbollin. Më pëlqen t’i argëtoj tifozët dhe njerëzit të cilët e duan Cristianon. Mosha nuk ka rëndësi, por mentaliteti”, shtoi ai.

“Në pesë vjetët e fundit, kam nisur ta shijoj jetën jashtë futbollit, prandaj kush e di se çfarë do të ndodhë pas një apo dy vjetëve”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat