Milani i ofron rinovimin Donnarummës, por Raiola refuzon!

Futboll

Milani i ofron rinovimin Donnarummës, por Raiola refuzon!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:40
Donnarumma

Përveç krizës së rezultateve në fushën e lojës, Milani duhet ti bëjë llogaritë edhe me rinovimin e kontratës së Gigio Donnarummës që për momentin ka ngecur dhe nuk është në rrugë të mbarë.

Portieri i talentur italian i vetmi që shpëton nga ky start i dobët që i kanë bërë sezonit kuqezinjtë, ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin, dhe drejtuesit e klubit kuqezi synojnë ti rinovojnë kontratën pasi Donnarumma është një nga xhevahirët më të shtrenjtë që kanë në skuadër 7-herë kampionët e Europës. 

Sipas Corriere Dello Sport, ka patur një takim mes Mino Raiolës dhe krerëve më të lartë të Milanit por menaxheri i njohur ka refuzuar propozimin që i ka bërë klubi kuqezi. 

Oferta e Milanit ishte për një marrëveshje afatgjatë me të njëjtën pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, aq sa Donnarumma fiton aktualisht, ofertë që është hedhur poshtë nga Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat