Dhuna dhe kaosi që prodhoi derbi shqiptar, tronditi botën

Futboll

Dhuna dhe kaosi që prodhoi derbi shqiptar, tronditi botën

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:45
Dhuna dhe kaosi që prodhoi derbi shqiptar, tronditi botën

Dhuna dhe kaosi që prodhoi derbi i kryeqytetit bëri një jehonë të madhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare. Një situatë e paprecedentë e cila kërkon një zbardhje sa më të shpejtë dhe marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten me.

Përgjegjësia është e madhe mbi të gjitha për klubin organizator, Tiranës, çka ka bërë që stafi drejtues i klubit bardheblu të mblidhet për të kuptuar se çfarë ndodhi. “Balkanëeb” mëson nga burime të sigurta se drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu është pushuar nga puna dhe një roje e stadiumit. Vetë drejtori i stadiumit në një intervistë për “Panorama Sport” nuk ka pranuar një vendim të tillë por ka saktësuar se ka bërë mirë punën e tij, me korrektësi maksimale. Haskoçela shtoi ndër të tjera në intervistën e tij për “Panorama Sport” se për gjithçka ka parë përpara nisjes së derbit ka njoftuar personat përkatës, ata që kanë përgjegjësi direkte mbi sigurinë në stadium.

Ai pretendon se e ka zbatuar detyrën me përpikëri dhe nuk është përgjegjës për ngjarjen e ndodhur, ku disa tifozë të Tiranës, hapën kanale gjatë natës në brendësi të stadiumit, duke i mbushur me lënë piroteknike dhe plasëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat