Mane sqaron incidentin me Salah, arsyeja e acarimit qenka Man. City

Futboll

Mane sqaron incidentin me Salah, arsyeja e acarimit qenka Man. City

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:08
Sadio Mane

Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane, ka komentuar për herë të parë përplasjen që pati me Mo Salah.

Afrikani ishte pjesë e një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Salzburgut në Champions League dhe sqaroi situatën e ndodhur me egjiptianin. 

"Janë gjëra që ndodhin në futboll. Isha pak i acaruar, por janë gjëra që ndodhin. Mund të shohësh futbollistët e City-t me 7 apo 8 gola. Për skudrën është e rëndësishme që ne të shënojmë sa më shumë. Ai nuk më pa dhe unë i acaruar, por jemi shokë shumë të mirë", - tha Mane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat