Mbrëmje makthi për Courtois! Zbulohet motivi i vendimit të Zidane

Futboll

Mbrëmje makthi për Courtois! Zbulohet motivi i vendimit të Zidane

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:07
Courtois

Courtois u zëvendësua në pushim të ndeshjes nga Zidane, kur Real Madrid humbiste me rezultatin 0-2. Një vendim ky i trajnerit francez i ndërmarrë pavarësisht se portieri belg nuk u shfaq të vuante ndonjë problem fizik, pavarësisht alibisë së mëvonshme. Versioni zyrtar i Los Blancos për zëvendësimin e Courtois përdori alibinë e problemeve në stomak.

Në të vërtetë portieri belg u përball me vërshëllimat dhe kontestimet e tifozëve të Real Madrid, pas golit të dytë të Club Bruge. Courtois ishte në qendër të kritikave të tifozëve për pësimin e dy golave në vetëm 3 gjuajtje të belgëve në portën e Los Blancos gjatë të gjithë pjesës së parë.

Ishte pikërisht performanca e Courtois dhe reagimi i tifozëve që sipas medias spanjolle “AS” detyroi trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane të marrë vendimin për të ulur në stol portierin belg, që nuk doli në fushë në pjesën e dytë, kur Los Blancos rekuperuan disavantazhin, për ta mbyllur ndeshjen në barazim 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat