Bayerni fiton me 7:2 në Londër, Juventusi i fortë për Bayerin

Futboll

Bayerni fiton me 7:2 në Londër, Juventusi i fortë për Bayerin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Bayerni fiton me 7:2 në Londër, Juventusi I fortë për Bayerin Bayerni nga Munihu tregoi formë e tij dhe e shkatërroi me rezultat 7:2 finalistin e edicionit të kaluar Tottenham, duke e mundur me 7:2, në ndeshjen e vlefshme të grupit B të Champions League në futboll. Tottenham si vendas luajti dobët dhe pësoi fiasko.

Për Bayernin shënuan Kimmich (15'), Lewandowski (45' e 87’), Gnabry (53', 55', 83’ e 88’) dhe për Tottenhamin shënuan Son Heung-Min (12') e Kane (61’). Bayerni kryeson në grupin B me 6 pikë.

Juventusi si vendas bëri lojë të mirë dhe e mposhti me 3:0 Bayer Leverkusenin. Higuain (17'), Bernardeschi (62') e Ronaldo (89’). Juve kryeson me 4 pikë në grupin D sa ka edhe Atletico Madridi.

Atletico Madrid fitoi me 0:2 në Moskë ndaj Lokomotivës me golat e Joao Felix (48') e Thomas (58'). PSG fiton në Stamboll me 1:0 fal golit të Icardit (52').

PSG prinë në grupin A me 6 pikë. Manchester City e mposhti me 2:0 Dinamon e Zagrebit. Sterling në minutë e 66-të dhe Foden në atë të 90+5 ealizuan për Cityn. City udhëheq me 6 pikë në grupin C. Në Beograd, Cërvena Zvezda e mposhti me 3:1 Olympiakosin.

***

Bayerni nga Munihu tregoi formë e tij dhe e shkatërroi me rezultat 7:2 finalistin e edicionit të kaluar Tottenham, duke e mundur me 7:2, në ndeshjen e vlefshme të grupit B të Champions League në futboll. Tottenham si vendas luajti dobët dhe pësoi fiasko. Për Bayernin shënuan Kimmich (15'), Lewandowski (45' e 87’), Gnabry (53', 55', 83’ e 88’) dhe për Tottenhamin ka shënuan Son Heung-Min (12') e Kane (61’). Bayerni kryeson në grupin B me 6 pikë.

Bayerni superior ndaj finalistit të edicionit të kaluar, avancon me 2:7. Gnabry shënon katër gola, në minutën e 83-të e 88-të dhe Lewandowski në atë të 87-tën.

***

Juventusi është në epërsi me 2:0 me golat e Higuain (17') e Bernardeschi (62'). Në Beograd, Cërvena Zvezda po barazon 1:1 me Olympiakosin. Autor i golit për ekipin grek Semedo (37') dhe për Zvezdën Vuliq (63'). PSG po fiton në Stamboll me 1:0 fal golit të Icardit (52').

Atletico Madrid po udhëheq me 0:2 në Moskë ndaj Lokomotivës me golat e Joao Felix (48') e Thomas (58'). Manchester City më në fund shënon përmes Sterling në minutë e 66-të dhe avancon me 1:0 kundër Dinamos së Zagrebit.

***

Bayerni nga Munihu po tregon lojë të mirë dhe po fiton në Londër më rezultat 4:2 ndaj Tottenhamit, ndërsa Juve si vendas është me mirë se Bayer Leverkusen duke avancuar me 2:0 dhe Manchester City po befason në pjesën e parë me Dinamo Zagrebi duke luajtur pa gola.

Bayerni po avancon me 4:1 me golat e Kimmich (15'), Lewandowski (45'), Gnabry (53' e 55') dhe për Tottenhamin ka shënuan Son Heung-Min (12') e Kane (61’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat