Pochettino: Ata shënuan në çdo prekje të topit – Nuk e di ku ishte gabimi

Futboll

Pochettino: Ata shënuan në çdo prekje të topit – Nuk e di ku ishte gabimi

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:47
Pochettino

Skuadra e Tottenhamit, pësoi humbjen më të thellë në histori të klubi, ku u mposht nga gjiganti gjerman, Bayerni me rezultatin final në 2-7.

Tottenhami e filloi mirë ndeshjen, por gjermanët e kontrolluan mirë çdo veprim të anglezëve dhe për çudi rezultati rezultoi të ishte i thellë.

Në këtë takim shkëlqyen Gnabry dhe Lewandowski, ku i pari shënoi 4 herë ndërsa polaku shënoi dy gola.

Pas kësaj humbjen të tmerrshme, edhe Pochettino i gjen dy fjalë për ta përshkruan ndeshjen:

“Nuk më duhet shumë kohë për të shpjeguar. Ne luajtëm 30 minuta mirë, filluam mirë, i bëmë presion. Por ne ishim të pafat që pranuam në pjesën e parë.

“Ndoshta ju jeni të mërzitur për fjalimin tim, por ky është futboll. Gjithmonë ka të bëjë me shfaqjen.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ata shënuan në çdo prekje. Është e vështirë ta pranosh. Duhet të ecësh më tej”, tha tekniku i Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat