Ish-drejtuesi i Milan-it i shpall luftë Barçës, kërkon ndihmën e avokatit të Neymar

Futboll

Ish-drejtuesi i Milan-it i shpall luftë Barçës, kërkon ndihmën e avokatit të Neymar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 00:19
Ariedo Braida

Marrëdhënia mes Barcelona-s dhe Ariedo Braida-s është mbyllur gushtin e kaluar, kur klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me drejtuesin. Një lajmtumirë e hidhur që rrezikon të ketë pasoja.

Sipas AS, në fakt, ish-drejtuesi i Milan-it, ka vendosur të ndërmarrë rrugët ligjore për të kundërshtuar shkarkimin. Nga ajo që mësohet, Braida, kontrata e të cilit me Barcelona-n duhet të kishte zgjatur edhe tre vite të tjerë, pretendon se marrëveshja është ndërprerë në mënyrë të padrejtë dhe kërkon t'i paguhet rroga e atyre tre viteve.

Sipas të përditshmes spanjolle, Braida ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati Juan de Dios Crespo, ai që u kujdes për transferimin e Neymar nga Barcelona te PSG në 2017-ën për 222 milionë euro.

Marrëdhënia e Braida-s me Barçën nuk ka qenë kurrë shumë e mirë, por tani mund të shpërthejë një luftë e vërtetë mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat